Më 4 maj 2026, në orën 16:00, një 25-vjeçar nga Ohri ka raportuar në SPB Ohër se më 28 prill 2026, rreth orës 10:00, në një bastore sportive në Ohër, është sulmuar fizikisht nga një person i punësuar në objekt, si pasojë e së cilës ka rënë dhe është lënduar.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë një kallëzim përkatës, informojnë nga SPB Ohër. (Struga Ekspres)













