Saturday, April 25, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiKomisionerët në Strugë akoma nuk janë paguar për punën e tyre në...

Komisionerët në Strugë akoma nuk janë paguar për punën e tyre në zgjedhjet lokale 2025

Vonesat në pagesat për komisionerët e zgjedhjeve lokale 2025 në Strugë kanë ngritur shqetësime mes atyre që kanë qenë të angazhuar në procesin zgjedhor. Sipas reagimeve publike, kompensimi që u takon ende nuk është realizuar, ndonëse kanë kaluar muaj nga përfundimi i zgjedhjeve, shkruan Struga Ekspres.

Komisionerët theksojnë se përtej shumës monetare, kjo pagesë përfaqëson një vlerësim për punën, stresin dhe përgjegjësinë që kanë mbajtur gjatë organizimit dhe mbarëvajtjes së procesit zgjedhor. Ata nënvizojnë se kanë kontribuar në garantimin e një procesi të rregullt dhe transparent, prandaj presin që institucionet përkatëse të përmbushin obligimet e tyre.

Çështja i është adresuar publikisht Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve si dhe Komunës së Strugës, duke kërkuar sqarime konkrete se
cilat janë arsyet e vonesës së pagesave?

Kur pritet të realizohen këto kompensime?
Ku duhet të drejtohen komisionerët për të kërkuar të drejtat e tyre?

Deri më tani, mungesa e një reagimi zyrtar ka shtuar paqartësitë dhe pakënaqësinë mes të prekurve. Ndërkohë, bëhet thirrje që të gjithë ata që kanë informacion apo përvojë të kontribuojnë në zbardhjen e situatës dhe në gjetjen e një zgjidhjeje sa më të shpejtë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!