Lulzime Biba është zgjedhur kryetare e nëndegës së BDI-së në fshatin Poum, duke marrë kështu besimin e strukturave dhe anëtarësisë lokale për të udhëhequr aktivitetet politike në këtë vendbanim.
Lulzimja është profesoreshë e gjuhës shqipe në Shkollën e Mesme Komunale “Niko Nestor” në Strugë, ku prej vitesh kontribuon në edukimin dhe formimin e gjeneratave të reja. Përkushtimi i saj në arsim është i njohur dhe i vlerësuar nga nxënësit dhe kolegët e saj.
Ajo është pjesë e Bashkimit Demokratik për Integrim që nga themelimi i saj, duke qenë vazhdimisht aktive në procese dhe iniciativa të ndryshme partiake. Si një aktiviste e palodhur, Lulzimja ka ndërtuar një profil të besueshëm dhe një raport të afërt me qytetarët, duke dëshmuar përkushtim dhe përgjegjësi në çdo angazhim.
Fshati Poum, edhe pse një nga vendbanimet më të vogla në rajonin e Strugës, mbetet një pjesë e rëndësishme e organizimit dhe veprimit të BDI-së. Për ne, çdo qytetar dhe çdo vendbanim ka rëndësi të veçantë, pa dallim madhësie apo pozite gjeografike.
BDI do të vazhdojë të punojë në drejtim të forcimit të strukturave të saj në terren, duke u organizuar dhe konsoliduar në çdo lagje dhe fshat. Qëllimi ynë është të jemi sa më afër qytetarëve, të dëgjojmë shqetësimet e tyre dhe të ofrojmë zgjidhje konkrete për përmirësimin e jetës së përditshme.
Zgjedhja e Lulzime Bibës në këtë detyrë përbën një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit të rolit të gruas në politikë dhe një garanci për përfaqësim dinjitoz dhe të përgjegjshëm në nivel lokal.













