Në Strugë dhe Ohër pritet mot me vranësira të ndryshueshme dhe reshje të herëpashershme shiu. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor.
Temperatura maksimale do të arrijë deri në 17 gradë.
Nën ndikimin e një mase ajrore të lagësht dhe jostabile, deri të mërkurën do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe i paqëndrueshëm, me reshje të herëpashershme shiu dhe paraqitje të bubullimave.
Proceset në disa vende do të jenë më intensive në formë stuhie me reshje më të dendura shiu, bubullima dhe erë të përforcuar.
Temperatura ditore do të jetë në rënie, ndërsa të enjten dhe të premten temperatura e mëngjesit në disa vende do të bjerë edhe nën zero. Do të fryjë erë veriore, e cila të enjten do të jetë e përforcuar, herë pas here e fortë, njoftojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike e Republikës së Maqedonisë.













