Në ambientet e shkollës fillore “Kliment Ohridski” në Ohër u mbajtën garat regjionale në gjuhën angleze, ku nxënësit e Veleshtës shkëlqyen sërish me rezultatet e tyre të larta.
Lura Rramani, nxënëse e klasës së VI-të, arriti të fitojë vendin e parë, ndërsa Andi Kaba, nga klasa e VII-të, u rendit në vendin e dytë.
Ky sukses është edhe meritë e mentorëve të tyre të përkushtuar, Makfirete Dika dhe Lulvere Tuda, të cilët vazhdojnë të japin kontribut të çmuar në përgatitjen dhe avancimin e nxënësve.













