Saturday, April 18, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniPagat deri në 3.000 euro: Hapen aplikimet për punë në bregdetin kroat

Pagat deri në 3.000 euro: Hapen aplikimet për punë në bregdetin kroat

Aplikimet për punë sezonale në Kroaci në sektorin e hotelerisë, turizmit dhe tregtisë tashmë janë hapur, ndërsa fitimet këtë verë lëvizin nga rreth 800 deri në madje 3.000 euro në muaj, varësisht nga pozicioni dhe përvoja.

Kërkesa më e madhe është për kamarierë, kuzhinierë, staf ndihmës në kuzhinë, recepsionistë dhe pastruese, ndërsa në pjesën më të madhe të ofertave janë të siguruara akomodimi dhe ushqimi, me qëllim që të tërhiqet fuqia punëtore.

Sipas platformës Sezonal.com, rekrutimi ka filluar që në fillim të vitit, veçanërisht te hotelet e mëdha dhe zinxhirët hotelierikë në Kroaci dhe Mal të Zi, të cilët po bëhen gati për sezonin turistik. Edhe pse Kroacia ofron paga më të larta, si anëtare e Bashkimit Evropian ka vendosur procedura më të rrepta për punësimin e të huajve, për çka punëdhënësit gjithnjë e më shpesh kërkojnë kandidatë me dokumente të BE-së. Megjithatë, për shkak të mungesës së fuqisë punëtore, angazhimi i punëtorëve nga rajoni mbetet i rëndësishëm, me ç’rast zakonisht punëdhënësit e udhëheqin procedurën për lejet e punës.

Sezoni në Adriatik zgjat deri në pesë muaj, dhe rreth 90 për qind e punëdhënësve ofrojnë akomodim dhe vakte ushqimi, ndërsa një pjesë sigurojnë edhe një ditë të lirë gjatë javës. Për shkak të kushteve më të rrepta në Kroaci, pritet që një pjesë e punëtorëve sezonalë të orientohen drejt Malit të Zi, ku procedurat janë më të thjeshta. Sipas vlerësimeve, këtë verë do të nevojiten midis 90.000 dhe 100.000 punëtorë sezonalë në rajon, prej të cilëve rreth 5.000 vetëm në Budvë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!