Sipas statistikave, tashmë kemi një fluks emigrantësh, nuk është i madh, por njerëzit kanë filluar të kthehen në Maqedoni. Kjo është rezultat i politikave që po zbaton kjo Qeveri – deklaroi sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.
E pyetur për koment mbi të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikës lidhur me uljen e numrit të nxënësve të shkollave fillore në vend, Janevska, nga ngjarje për fillimin e zgjerimit të klasave në një shkollë fillore në Gjorçe Petrov, u përgjigj se situata po ndryshon.
Siç tha ajo, edhe kur nuk ishin në pushtet, ata vazhdimisht kanë tërhequr vëmendjen për uljen e ndjeshme të numrit të fëmijëve të lindur në Maqedoni dhe se, ndryshe nga qeveria e mëparshme që nuk ndërmori asgjë, qeveria aktuale po ndërmerr masa për ta përmirësuar këtë situatë.













