Ish-kandidati për komunën e Bërvenicës, Haqim Ramadani, ka reaguar ashpër përmes një postimi në Facebook, duke akuzuar mediat dhe disa gazetarë për, siç tha ai, “shitje” gjatë zgjedhjeve lokale informon Tetovasot.
Ramadani thekson se gjatë fushatës zgjedhore shumë portale dhe individë që e quajnë veten gazetarë kërkonin pagesë për mbështetje ose intervista, ndërsa sot, sipas tij, dalin dhe flasin për “shitje” të komunës.
“Sot po shoh reagime nga disa portale dhe individë që e quajnë veten gazetarë, të cilët gjatë fushatës së zgjedhjeve lokale u rreshtuan në anën tjetër për 500 apo 1000 euro, ndërsa sot marrin të drejtën të flasin për ‘shitje’ të komunës. Ata që janë shitur vetë, mendojnë se çdokush mund të shitet”, shkruan Ramadani transmeton Tetovasot.
Ai shton se gjatë zgjedhjeve asnjë medium, sipas tij, nuk i dha përkrahje kandidaturës së tij dhe se e gjithë fushata është zhvilluar me mjete minimale.













