Nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njoftojnë se dje janë privuar nga liria gjashtë shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit, prej të cilëve katër kanë vozitur pa leje, ndërsa dy nën ndikimin e alkoolit.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e shtetit, nëpunësit policorë kanë privuar nga liria gjashtë shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit. Prej tyre, katër kanë drejtuar automjet pa patentë shoferi, ndërsa dy kanë drejtuar nën ndikimin e alkoolit.Në Manastir, dy persona kanë drejtuar pa patentë shoferi, ndërsa nga një rast është regjistruar në Shkup dhe në Gjevgjeli. Njëri nga shoferët në Manastir më herët kishte shkaktuar aksident rrugor, përkatësisht me automjetin të cilin e drejtonte është përplasur në një automjet të parkuar”, njoftuan nga MPB.
“Një shofer në Strugë dhe një në Strumicë kanë drejtuar automjet nën ndikimin e alkoolit. Shoferi në Strumicë gjithashtu ka shkaktuar aksident trafiku, me ç’rast ka dalë nga rruga me automjetin që e drejtonte. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të ngrihen kallëzime përkatëse penale”, njoftoi MPB.
MPB apelon që të gjithë pjesëmarrësit në trafik të respektojnë rregullat dhe të kontribuojnë për një trafik më të sigurt./Alsat.mk.













