Monday, April 13, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniArrestohen 5 shoferë për shkelje të rënda trafiku

Arrestohen 5 shoferë për shkelje të rënda trafiku

MPB njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë territorin e shtetit, nëpunësit policorë kanë privuar nga liria pesë vozitës për drejtim të pakujdesshëm të automjetit.

Prej tyre, dy (në Kumanovë dhe në Dibër) kanë drejtuar automjet pa patentë shoferi, një shofer në autostradën “Miqësia” ka drejtuar automjetin me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, ndërsa dy të tjerë (në Kërçovë dhe në Çashkë) kanë drejtuar automjet me ndalim aktiv për drejtim. Pas dokumentimit të plotë të rasteve do të parashtrohen kallëzime penale përkatëse.

“U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit, të mos drejtojnë automjet pa e dhënë provimin për patentë shoferi ose nëse u është shqiptuar masa e ndalimit për drejtim ose nëse janë nën ndikimin e alkoolit, në mënyrë që të kontribuojmë së bashku për një komunikacion më të sigurt”, thonë nga MPB.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!