Një rast i dhunës në familje është shënuar dje në lagjen Karposh të Shkupit, ku këtë herë viktimë ka qenë një burrë.
Sipas informacioneve nga Ministria e Punëve të Brendshme, një 41-vjeçar është paraqitur në polici për të raportuar ngjarjen. Ai ka deklaruar se rreth orës 17:30, në banesën e tyre në Karposh, është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja.
Rasti është raportuar në polici në orën 23:06 të datës 11.04.2026. Autoritetet bëjnë të ditur se janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe më pas do të parashtrohet kallëzim penal ndaj të dyshuarës.













