Friday, April 10, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniMuhamet Hoxha: Pajisje të reja për mbeturinat në Strugë dhe investime të...

Muhamet Hoxha: Pajisje të reja për mbeturinat në Strugë dhe investime të tjera

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH), Muamet Hoxha, së bashku me kryetarin e Komunës së Strugës, Mendi Qyra, inspektuan pajisjet e sapo blera komunale, pjesë e krijimit të një sistemi të integruar dhe të qëndrueshëm rajonal për menaxhimin e mbeturinave, njoftojnë nga MMJPH.

Në këtë fazë të projektit, i cili zbatohet me mbështetjen e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Komuna e Strugës përfiton tre kamionë për grumbullimin e mbeturinave me kapacitet prej 12 m³, dy kamionë prej 8 m³ dhe një kamion tip kiper, si dhe 8.204 kosha dhe 132 kontejnerë. Një pjesë e pajisjeve tashmë është dorëzuar, ndërsa pjesa tjetër do të dorëzohet deri në tetor 2026, me ç’rast forcohen ndjeshëm kapacitetet e ndërmarrjes publike komunale dhe përmirësohet mbulimi me shërbime në zonat urbane dhe rurale.

Gjatë vizitës, ministri u informua gjithashtu për progresin në terren të investimeve të tjera në Strugë të mbështetura nga Ministria – ndërtimin e rrjetit të ri të ujësjellësit në qytet dhe sistemin kolektoral Radozhdë–Kalishte. Puna në këtë infrastrukturë kyçe, përfshirë edhe fillimin e sotëm të ndërtimit të sistemit të kanalizimit në fshatin Vranishtë, dëshmon përkushtimin e ministrisë për një mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm për qytetarët e rajonit të Strugës.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!