Thursday, April 9, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniLindim Etemi: Kryeministër, nëse e do Strugën, pse nuk shkove sot të...

Lindim Etemi: Kryeministër, nëse e do Strugën, pse nuk shkove sot të vizitosh spitalin e Strugës dhe të shikosh kushtet skandaloze?

Vizita e Hristijan Mickoski në Strugë mund të lexohet lehtësisht si një tjetër shembull i politikës që fokusohet më shumë te imazhi sesa te problemet reale të qytetarëve.

Është e vërtetë që investimet dhe projektet infrastrukturore janë të rëndësishme dhe të mirëpritura, sidomos kur ato janë vonuar për vite me radhë. Por pyetja thelbësore mbetet, se a kanë kuptim këto investime kur një nga institucionet më bazike, si spitali i qytetit, vazhdon të funksionojë në kushte që shumë qytetarë i konsiderojnë skandaloze?

Injorimi i një problemi kaq të ndjeshëm nuk është thjesht një “harresë protokollare”. Është një sinjal politik. Një sinjal që tregon prioritetet reale të qeverisjes dhe ato nuk duken të jenë shëndetësia publike apo dinjiteti i pacientëve.

Në një qytet si Struga, ku spitali është jetik për mijëra banorë, mungesa e vëmendjes ndaj këtij institucioni gjatë një vizite zyrtare është më shumë se një detaj i humbur. Është një mundësi e shpërdoruar për të treguar përgjegjësi dhe ndjeshmëri ndaj qytetarëve.

Në fund, qytetarët nuk kanë nevojë për premtime të reja apo prerje shiritash simbolikë. Ata kanë nevojë për kushte bazike,si një spital funksional, i sigurt dhe dinjitoz. Dhe derisa këto të mos jenë prioritet real, çdo vizitë e tillë rrezikon të perceptohet më shumë si marketing politik sesa si përpjekje e sinqertë për ndryshim.

Lindim Etemi (Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!