Më 7 prill 2026, në orën 16:50, në rrugën “Dimitar Vlahov” në Ohër, punonjës policie nga SPB Ohër kanë ndaluar një person 47-vjeçar nga Ohri.
Ai është sjellë në mënyrë agresive dhe ka drejtuar kërcënime ndaj kalimtarëve në rrugë, ndërsa pas kontrolleve të kryera është konstatuar se ka qenë nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht ka pasur 2.38 promil alkool në gjak. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresa përkatëse, njoftojnë nga SPB Ohër.(Struga Ekspres)













