Shoqata e mjekëve shqiptar të Maqedonisë së Veriut – dega Strugë, zgjodhi kryesinë e re!
Sot në datë 05.04.2026, Shoqata e Mjekëve shqiptarë të Maqedonisë së Veriut – Dega Strugë, e mbajti takimin e radhës.
Takimin e hapi ish kryetari i degës Dr. Edmond Vejseli, i cili pasi përshëndeti të pranishmit, tregoi për aktivitetet e shoqatës gjatë mandatit të kaluar dhe shpallosi rendin e ditës, me këto pika:
Zgjedhja e kryesisë së re
Zgjedhja e anëtarëve të kryesisë së degës
Zgjedhja e kuvendarëve për Kuvendin Qëndror të Shoqatës dhe
Të tjera
Fjalën përshëndetëse morën edhe Dr. Armend Arsllani i cili një kohësisht është edhe kryetari i Odës së mjekëve të degës së Strugës si dhe Dr. Berat Lena
Sëpari u zgjodhën 7 anëtarët e kryesisë së degës, të cilët janë:
1. Dr. Selami Zhaku
2. Dr. Edmond Vejseli
3. Dr. Ajrie Dauti
4. Dr. Drilon Alla
5. Dr. Ajet Asani
6. Dr. Visar Leshko dhe
7. Dr. Egzon Asani
Më pas, anëtarët e kryesisë zgjodhën kryetarin dhe sekretarin e degës, ku në mënyrë unanime u vendos që për kryetar të SHMSHM dega Strugë të jetë Dr. Edmond Vejseli dhe sekretar Dr. Ajet Asani.
Për anëtar të Kuvendit qëndror u zgjodhën:
1. Dr. Egzon Asani
2. Dr. Ali Musa
3. Dr. Gojard Polisi
4. Dr. Enis Bojku
5. Dr. Jetmir Ziba
Kurse për anëtar të Kryesisë Qëndrore u zgjodhën:
1. Dr. Armend Arsllani dhe
2. Dr. Berat Lena
Në takim u bisedua gjithashtu edhe për organizimin e degës, antarësimin dhe tema të lira.













