Përmes një reagimi tejet të ashpër dhe të drejtpërdrejtë, një zë i studentëve, Suhejb Memedi, u ka dërguar një mesazh të prerë si partive në pushtet, ashtu edhe atyre në opozitë në Maqedoninë e Veriut, duke kërkuar që të qëndrojnë larg organizimeve studentore.
Mesazhi i Suhejb Memedit:
“Ju bëj apel të gjithëve mos bini pre e provokimeve dhe dezinformatave kinse ne jemi zë i opozitës, sepse para të gjithëve dhe me plot ndërgjegje deklarojmë se nuk jemi nën komandën e askujt. Ne jemi disa studentë të thjeshtë që kërkojmë vetëm drejtësi.
Sa i përket partive opozitare shqiptare, është e vërtetë që ata nuk e kanë bërë këtë për 20 e disa vite, por po aq fajtorë jeni edhe ju, partitë politike shqiptare që jeni në qeveri.
Na thoni ju cila është arsyeja që nuk e rregulloni që provimi i jurisprudencës të mbahet në gjuhën shqipe dhe të merrni meritat për një të drejtë që është e garantuar? Prej kur kemi filluar, organizimin e vetmja përgjigje që kemi marrë është se është formuar një grup punues.
Nuk mund t’i merrni meritat e studentëve që nuk kanë bërë gjumë në sy për këtë të drejt të pastër.
Andaj, ju bëj apel partive shqiptare mos na përdorni asnjëra palë. Kjo e drejtë është e drejtë e studentëve – rrini larg!” (INA)













