Kompania ajrore Wizz Air ka bërë të ditur se, për një periudhë të përkohshme, fluturimet që zakonisht nisen nga Basel do të transferohen për t’u operuar nga Stuttgart drejt katër destinacioneve në rajon, ndër të cilat është edhe aeroporti i Ohrit.
Kjo masë do të zbatohet për rreth një muaj, nga mesi i prillit deri në mesin e majit, për shkak të punimeve të planifikuara në pistën e aeroportit të Basel-it.
Sa i përket linjës Stuttgart–Ohër, fluturimet do të fillojnë më 15 prill dhe do të kryhen tri herë në javë, duke vazhduar deri më 20 maj 2026.













