Friday, April 3, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeOpinionRuhi Xhila: Blerand, sot u emëruat drejtor shkolle! Ju uroj suksese dhe...

Ruhi Xhila: Blerand, sot u emëruat drejtor shkolle! Ju uroj suksese dhe punoni me përkushtim dhe nder

Mesazh Urimi

Blerand, sot u emëruat drejtor shkolle!

Është kënaqësi e veçantë kur marr një lajm të tillë; është edhe më shumë se aq, duke qenë se ju njoh nga afër dhe kemi punuar bashkë për një kohë. Ajo periudhë ishte e mjaftueshme për të perceptuar të ardhmen tuaj, parë nga disa këndvështrime të gërshetuara në aspektin arsimor dhe atë kolegial. Vërejta te ju një person që hapat e parë i drejtoi me kujdes drejt rrugës së një karriere të suksesshme arsimore. Pashë një mësimdhënës që përfshihej me maturi në bashkëbisedime dhe një karakter të butë e të qetë, i cili jepte shenja të qarta për një të ardhme premtuese. Ju jeni një figurë e mirëfilltë arsimore, e kjo vërehej më së miri gjatë komunikimit tuaj me nxënësit. Sot ky lajm ka gëzuar shumë arsimdashës dhe të gjithë ata që ju njohin. Nga përvoja ime e gjatë në arsim, kam bindjen e plotë se do të jeni një drejtues i suksesshëm. Megjithatë, një porosi dua t’jua lë: punoni me përkushtim dhe nder; mos lejoni ndikime që bien ndesh me bindjet tuaja profesionale! Jam i bindur se do të veproni me autoritet, e kjo do t’ju bëjë të jeni gjithmonë i respektuar.

Me respekt të veçantë, Ars. Ruhi Xhila

Më datë 2 prill 2026

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!