Azir Aliu duhet të vijë në Strugë jo vetëm për të parë gjendjen në Spitalin e Përgjithshëm të Strugës, por për të marrë një vendim të qartë dhe publik për të ardhmen e shëndetësisë në këtë qytet.
Kushtet aktuale nuk janë thjesht problem janë të papranueshme për një shoqëri që pretendon standarde minimale të kujdesit shëndetësor.
Struga nuk ka nevojë për “riparime kozmetike” apo premtime të përkohshme. Ka nevojë për një spital të ri, modern, të pajisur siç duhet dhe të denjë për qytetarët e saj. Çdo vonesë është një rrezik i drejtpërdrejtë për shëndetin dhe jetën e njerëzve.
Kjo është një thirrje me ngulm, të fillojë menjëherë planifikimi dhe financimi për ndërtimin e spitalit të ri. Jo nesër, jo pas zgjedhjeve, tani. Qytetarët e Strugës meritojnë më shumë se justifikime,meritojnë zgjidhje.
Lindim Etemi-Struga Ekspres













