Thursday, April 2, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniNjë kilometër kushton 13.5 milion euro/ Ndërtimi i autostradës Ohër-Kërçovë pritet të...

Një kilometër kushton 13.5 milion euro/ Ndërtimi i autostradës Ohër-Kërçovë pritet të përfundoj në fund të vitit

Autostrada Kërçovë–Ohër pritet më në fund të përfundojë deri në fund të këtij viti. Sipas zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Transportit, Aleksandar Nikolloski, kostoja për kilometër arrin në 13,5 milionë euro, ndërsa projekti në tërësi parashikohet të kushtojë rreth 760–770 milionë euro.

Ai bëri të ditur se punimet ndërtimore duhet të mbyllen brenda vitit, ndërsa deri në maj synohet të sigurohet leja e përdorimit. Sipas tij, deri tani një pjesë e madhe e rrugëve në vend nuk kanë pasur leje të tilla, gjë që paraqet problem të trashëguar.

Nikolloski theksoi gjithashtu se kjo është autostrada më ekonomike që po ndërtohet në vend, duke shtuar se projektet e tjera rrugore kanë qenë edhe më të kushtueshme.

Për përfundimin e projektit, Qeveria do të sigurojë fonde përmes huamarrjes nga bankat vendase, nëpërmjet Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore. Deri më tani, financimi realizohej nga Banka kineze Exim, por ky burim është ndërprerë.
Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se, megjithë ndërprerjen e financimit nga Exim Bank, institucionet kanë arritur të sigurojnë mjetet e nevojshme për ta çuar projektin deri në fund dhe për ta vënë në funksion, siç është premtuar.

Nga Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore sqaruan se ndërprerja e financimit nga Exim Bank lidhet me një vendim të mëhershëm të qeverisë paraprake, e cila kishte njoftuar se pjesa e mbetur e projektit do të financohej nga vetë shteti.
(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!