Sunday, May 17, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniBabë e bir kapen duke vjedhur para nga kisha

Babë e bir kapen duke vjedhur para nga kisha

Më datë 17.03.2026, në ora 23:40 në Strumicë, zyrtarë policorë nga SPB Strumicë kanë privuar nga liria personin S.H. (26) nga Strumica. Ai është zënë në flagrancë duke kryer “vjedhje të rëndë” në kishën katolike “Fjetja e Hyjlindëses Mari”, me ç’rast ka vjedhur të holla.

​Sipas informacioneve, ai ka hyrë me forcë në objektin e kishës, ndërsa pas denoncimit të rastit, policia e ka gjetur në vendngjarje dhe e ka arrestuar. Së bashku me të ka qenë edhe djali i tij i mitur, për çka është njoftuar Qendra për Punë Sociale në Strumicë, e cila ia ka dorëzuar fëmijën gjyshes së tij.
​S.H. po mbahet në stacionin policor, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet padi përkatëse.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!