Sunday, March 15, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiPërfundon me sukses projekti për rregullimin e ambienteve në Sh.F.K. “Ariz Mena”në...

Përfundon me sukses projekti për rregullimin e ambienteve në Sh.F.K. “Ariz Mena”në Misllodezhdë (FOTO)

Përfundon me sukses projekti për rregullimin e ambienteve në Sh.F.P. “Ariz Mena” në Misllodezhdë.

Ka përfunduar me sukses projekti për lyerjen dhe rregullimin e mureve në Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët “Ariz Mena” në Misllodezhdë, duke përmirësuar dukshëm ambientin e brendshëm të institucionit arsimor.

Pas realizimit të këtij projekti, drejtoresha e shkollës, Xhevrije Alla, në shenjë mirënjohjeje ndau falënderime për të gjithë ata që kontribuan dhe ndihmuan në realizimin e kësaj nisme.

Gjatë këtij aktiviteti u theksua edhe kontributi i përgjegjëses së shkollës, Arbnora Hoxha, e cila mori vlerësime të veçanta për iniciativën dhe angazhimin e saj në organizimin dhe realizimin e projektit.

Falë bashkëpunimit dhe përkushtimit të të gjithë pjesëmarrësve, ambienti i shkollës është bërë më i rregullt dhe më i përshtatshëm për zhvillimin e procesit mësimor dhe për mirëqenien e nxënësve.

Nga drejtoria e shkollës u shprehën falënderime për të gjithë kontribuuesit, duke theksuar se iniciativa të tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen për përmirësimin e kushteve në shkollë.

(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!