Tuesday, March 10, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniArrestohet 28 vjeçari nga një fshat i Strugës/ Edhe i dehur "tap"...

Arrestohet 28 vjeçari nga një fshat i Strugës/ Edhe i dehur “tap” edhe pa patentë shoferi

Më 09.03.2026 në ora 19:50, në fshatin Vranishtë të Strugës, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Trafikun Rrugor në Strugë e kanë privuar nga liria N.D. (28) nga i njëjti fshat.

Gjatë kontrollit në rrugën rajonale Vranishtë–Strugë, policia ka ndaluar një automjet të tipit “Golf” me targa të Strugës, të cilin e drejtonte ai. Gjatë kontrollit është konstatuar se ai nuk kishte të dhënë provimin për patentë shofer të kategorisë B dhe se e drejtonte automjetin me 1.77 promilë alkool në gjak.

Me urdhër të prokurorit publik, automjeti është konfiskuar, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të paraqitet kallëzim përkatës.
(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!