Ramadan Fazliu zgjidhet Kryetar i Nëndegës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Teferiç
Sot në Teferiç me prezencë të Kryetarit të BDI-dega Strugë z.Faton Pollozhani dhe anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm të Bashkimit Demokratik për Integrim, mbajtëm Kuvendin Zgjedhor me anëtarët e Bashkimit Demokratik për Integrim – nëndega Teferiç në përputhje të plotë me Statutin dhe Regulloren e BDI-së ku me votë unanime u zgjodhën:
Kryetar – Ramadan Fazliu
Zv.Kryetar – Fatlum Ramo
Sekretar- Erion Orani
Ramadan Fazliu është ekonomist i diplomuar nga Universiteti shtetëror i Tetovës, është kontabilist i çertifikuar dhe ushtron profesionin e kontabilistit që 4 vite në qytetin e Strugës.
Fatlum Ramo është student në Fakultetin e Shkencave Teknologjike pranë Universitetit Nënë Tereza në Shkup, drejtimi Teknologji ushqimore.
Erion Orani vjen nga sektori privat dhe është një sipërmarrës i suksesshëm.
Me këtë takim, BDI – Dega Strugë fillon procesin e rikonstruimit dhe zgjedhjes së kryetarëve të rinj të nëndegëve, proces i cili do të vazhdojë edhe në ditët në vijim në të gjitha nëndegët e tjera, me qëllim forcimin dhe organizimin sa më të mirë të strukturave partiake në të gjithë territorin e komunës.
BDI – Dega Strugë i uron suksese Ramadan Fazliut, Fatlum Ramos dhe Erion Oranit në detyrat e reja, duke shprehur besimin se me përkushtim dhe bashkëpunim do të vazhdojnë të kontribojnë në fuqizimin e BDI-së dhe në përfaqësimin dinjitoz të qytetarëve.
















