Thursday, March 5, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniMickoski: Do të rritet çmimi i naftës

Mickoski: Do të rritet çmimi i naftës

Pas përshakallëzimit të luftës në Lindjen e Mesme ndërmjet SHBA-së -Izraelit me Iranin, gjendja e sigurisë në Maqedoninë e Veriut është stabile. Kështu njoftoi kryeministri Hirstrijan Mickoski. Megjithatë, ai thotë se si pasojë e luftës, mund të pësojë ekonomia, duke përfshirë ngritjen e çmimit të naftës. E nëse rritet nafta, të njëjtin ritëm e ndjekin të gjitha çmimet e tjera. Por, për të parandaluar këtë, Mickoski theksoi se po shqyrtojnë opsionet për ulje të akcizës dhe taksave për naftën, në mënyrë që mos të goditen qytetarët.
“Mund të kemi sfida ekonomike me kalimin e kohës, kryesisht lidhur me çmimet e energjensave të naftës dhe gazit, më shumë të naftës, pasi nuk kemi një varësi të madhe nga gazi. Sezona e ngrohjes po përfundon dhe industria e Maqedonasisë nuk ka zhvilluar një rrjet të madh gazifikimi, por nga industria e naftës mund të ketë presion mbi çmimet. Do të duhet të ketë rritje çmimesh, por bashkë me Ministrinë e Financave po shqyrtojmë mundësitë për të ulur akcizat dhe tatimet për të lehtësuar ndikimin mbi standardin e qytetarëve”, ka deklaruar kryeministri Mickoski.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!