Me pikëllim të thellë njoftojmë se sot i jepet lamtumira e fundit 25-vjeçarit Arbër Sheji, i cili humbi jetën tragjikisht gjatë punës në Zvicër.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në ora 16:30, në varrezat e Strugës, ku familjarë, miq dhe dashamirë do t’i japin lamtumirën e fundit.
Humbja e tij e parakohshme ka tronditur familjen, shoqërinë dhe mbarë komunitetin.
Arbëri do të kujtohet gjithmonë për mirësinë, buzëqeshjen dhe energjinë e tij rinore.
Ngushëllime të sinqerta familjes Sheji, të afërmve dhe miqve.
U prehtë në paqe.
(Struga Ekspres)













