Paradite pritet mot kryesisht i kthjellët me vranësira të pakta deri mesatare, si dhe mundësi për mjegull në disa zona luginore. Gjatë orëve të pasdites do të ketë alternim mes vranësirave dhe intervaleve me diell. Era do të jetë e lehtë deri mesatare, me drejtim kryesisht nga jugu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -2 deri në 5 gradë, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 13 deri në 17 gradë Celsius.
Në Shkup dhe zonat përreth parashihet mot i ngjashëm: në mëngjes me diell dhe vranësira të pakta, ndërsa në pjesën e dytë të ditës me vranësira të ndryshueshme. Do të fryjë erë e dobët me drejtim jugor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 4 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë në 17 gradë Celsius.













