Monday, February 23, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiStruga pozicionohet në fokusin e komunitetit të biznesit në Berlin

Struga pozicionohet në fokusin e komunitetit të biznesit në Berlin

👉 Struga pozicionohet në fokusin e komunitetit të biznesit në Berlin.

Në ambientet e Klubit të Biznesmenëve në Berlin, Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, realizoi një takim me përfaqësues të komunitetit të biznesit, me qëllim thellimin e bashkëpunimit dhe krijimin e partneriteteve të qëndrueshme ndërmjet vetëqeverisjes lokale dhe investitorëve ndërkombëtarë. Bisedimet u fokusuan në krijimin e mundësive të reja për investime dhe vendosjen e themeleve për zhvillim afatgjatë ekonomik.

Vëmendje e veçantë iu kushtua potencialeve të Strugës si një destinacion tërheqës për investime, me theks në sektorin e turizmit dhe projektet strategjike zhvillimore që mund të forcojnë më tej ekonominë lokale dhe të hapin perspektiva të reja për qytetarët. Komuna e Strugës mbetet e përkushtuar ndaj bashkëpunimit aktiv ndërkombëtar, ndërtimit të besimit me partnerët dhe krijimit të kushteve për zhvillim të qëndrueshëm dhe afatgjatë të qytetit.

———–

👉 Струга се позиционира во фокусот на бизнис-заедницата во Берлин.

Во просториите на Клубот на бизнисмени во Берлин, градоначалникот на Општина Струга, Менди Ќура, оствари средба со претставници на бизнис-заедницата, насочена кон продлабочување на соработката и воспоставување стабилни партнерства меѓу локалната самоуправа и меѓународните инвеститори. Разговорите беа фокусирани на создавање нови можности за вложувања и поставување темели за долгорочен економски развој.

Посебно внимание беше посветено на потенцијалите на Струга како атрактивна дестинација за инвестиции, со акцент на туристичкиот сектор и стратешките развојни проекти што можат дополнително да ја зајакнат локалната економија и да отворат нови перспективи за граѓаните. Општина Струга останува посветена на активна меѓународна соработка, градење доверба со партнерите и создавање услови за одржлив и стабилен развој на градот.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!