Temperatura më e ulët prej -6 gradë Celsius këtë mëngjes në orën 8:30 është matur në Kodrën e Diellit, ku është regjistruar mbulesa më e lartë e borës prej 97 centimetrash. Në Mavrovi Anovi dhe Krushevë është matur temperatura prej -4, -2 në Berovë, -1 në Prilep, 0 në Kriva Palankë, Shtip, Ohër, Pretor dhe Vinicë, 1 gradë në Shkup-Petrovec, Veles, Tetovë dhe Manastir, 2 në Shkup-Zajçev Rid, Strumicë dhe Kavadar, 3 në Demir Kapi, ndërsa më e ngrohta ka qenë në Gjevgjeli ku janë matur 4 gradë Celsius.
Siç njofton Drejtoria Hidrometeorologjike (DPHM), moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell. Në orët e hershme të mëngjesit në pjesët veriperëndimore do të ketë kushte për reshje të lehta bore. Do të ketë erëra mesatare, ndërsa përgjatë lumit Vardar herë pas here të forta nga veriu, të cilat lokalisht do të arrijnë shpejtësi deri në 60 kilometra në orë. Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme me periudha të shkurtra me diell. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga veriu në disa pjesë të luginës. Temperatura maksimale do të arrijë 11 gradë Celsius.













