Paraditja do të nisë me mot të kthjellët dhe temperatura të ulëta, ndërsa gjatë orëve të ditës priten vranësira të herëpashershme të shoqëruara me intervale me diell. Era do të jetë mesatare, me intensitet të shtuar në momente të caktuara, kryesisht nga juglindja. Gjatë natës, reshjet e shiut do të fillojnë në zonat perëndimore dhe do të paraqiten herë pas here, ndërsa në viset malore priten reshje bore.
Në Shkup me rrethinë do të mbajë mot me alternim vranësirash dhe kthjellimesh. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi juglindor.













