MPB Strugë ka ngritur kallëzim penal kundër S.R. (31) nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprave penale “lëndim trupor” dhe “bashkëjetesë jashtëmartesore me të mitur”.
Më 14.02.2026, rreth orës 18:00 në Strugë, ai ka sulmuar me thikë një vajzë 17-vjeçare, me të cilën jetonte në bashkëjetesë jashtëmartesore. Ajo është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Strugë, ku i janë konstatuar lëndime trupore.
Sulmuesi është privuar nga liria dhe pas kryerjes së alkotestit, tek ai janë konstatuar 1,82 promilë alkool në gjak.
(Struga Ekspres)













