Në rrugën Kërçovë – Gostivar, për shkak të një rrëshqitjeje të madhe të dheut pranë fshatit Kolare, nga ora 7 e mëngjesit është vendosur qarkullim i alternuar vetëm në një korsi, në gjatësi prej 30 metrash, njofton Qendra e Informimit e Ndërmarrjes Publike “Rrugët e Maqedonisë”.
Për shkak të rrëshqitjes, qarkullimi në rrugën Kërçovë – Gostivar nga ora 5:40 ishte plotësisht i ndërprerë.
LAMM informon se nga ora 05:45 në aksin rrugor fshati Lisec – Kodra e Diellit është vendosur ndalim për qarkullim të automjeteve të rënda transportuese dhe autobusëve.
– Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, mbi korsi kryesisht të lagështa. Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë zonave urbane është i moderuar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë, nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti – thonë nga LAMM.
Rekomandohet shpejtësi e përshtatur e lëvizjes, respektim i sinjalizimit të vendosur dhe drejtim i kujdesshëm i automjeteve, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, luginat e lumenjve dhe grykat, ku ka mundësi për shfaqje rrëshqitjesh. Kjo vlen posaçërisht për rrugët Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Në fuqi është detyrimi ligjor për posedim të pajisjeve dimërore në automjete.













