Sali uron Kurtin për vazhdimin e detyrës si kryeministër i Kosovës
Zëvendëskryeministri i parë Bekim Sali e ka uruar Albin Kurtin për vazhdimin e detyrës si kryeministër i Kosovës.
Në një postim në Fejsbuk, Sali shkruan se është i bindur se nën drejtimin e Kurtit, “Kosova do të ecë përpara në zhvillim, drejtësi dhe mirëqenie, duke i forcuar edhe më tej lidhjet vëllazërore dhe bashkëpunimin mes dy vendeve tona”.
“I nderuar Kryeministër i Republikës së Kosovës, Albin Kurti. Në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, ju uroj suksese në vazhdimin e detyrës si Kryeministër i Republikës së Kosovës. Fitorja juaj e thellë dhe mbështetja e fuqishme e qytetarëve në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 dëshmojnë për besimin në vizionin dhe udhëheqjen tuaj. Jam i bindur se, nën drejtimin tuaj, Kosova do të ecë përpara në zhvillim, drejtësi dhe mirëqenie, duke i forcuar edhe më tej lidhjet vëllazërore dhe bashkëpunimin mes dy vendeve tona”, shkruan zëvendëskryeministri Sali.













