Sunday, February 8, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniVenera Azizi: Rritja e pagave nis nga muaji mars

Venera Azizi: Rritja e pagave nis nga muaji mars

Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Venera Azizi ka njoftuar se është arritur marrëveshja për rritjen e pagave për rreth 11 mijë të punësuar në administratë, gjykata dhe prokurori. Sipas saj, rritja do të nisë nga muaji mars dhe paraqet hapin e parë të një procesi gradual që synon rritje deri në 40 për qind, përcjell tetova1

Azizi theksoi se Qeveria mbetet e përkushtuar për përmirësimin e kushteve të punës në sektorin publik, duke investuar në fusha kyçe si arsimi, shëndetësia dhe administrata.

Postimi i plotë i Azizit:

“Këtë të diel po vijmë me lajme të mrekullueshme!
Arritëm marrëveshjen për rritjen e pagave të 11.000 të punësuarve në administratë, gjykatë dhe prokurori!
Rritja e pagave nis nga muaji mars dhe është hap i parë drejt një rritjeje graduale deri në 40%.
Si Qeveri kemi investuar dhe vazhdojmë të investojmë në arsim, shëndetësi, polici dhe administratë publike, duke dëshmuar se puna, profesionalizmi dhe dinjiteti i punonjësve janë prioritet real”, ka shkruar Azizi./tetova1.mk

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!