Njëri nga liderët e VLEN-it, Bilall Kasami, para disa ditësh paralajmëroi se provimi i Jurisprudencës do të organizohet edhe në gjuhën shqipe.
Të njëjtat deklarime sot i tha edhe kryeministri, Hristijan Mickoski, duke deklaruar se provimi do të mbahet edhe në gjuhën shqipe.
Gjithashtu, Kasami para disa ditësh theksoi se ky vendim është rezultat i angazhimit të vazhdueshëm për përfshirje dhe trajtim të barabartë, duke e cilësuar si një arritje konkrete për gjithë shqiptarët.













