Saturday, February 7, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniImeri Stafai: Kodi zgjedhor do të ketë ndryshime cilësore

Imeri Stafai: Kodi zgjedhor do të ketë ndryshime cilësore

Deputetja e VLEN-it, Saranda Imeri Stafai në intervistën “1+1” në TVM2 duke folur për Kodin zgjedhor tha se do të ketë ndryshime dhe se ato do jenë cilësore.

Ajo hedh poshtë mundësinë që të bëhen ndryshime në tërësi, sepse një gjë e tillë, siç thekson, “do të ishte e tepërt”.

Deputetja e VLEN, Imeri Stafai, madje thekson se janë kah fundi i kompletimit të ekipit të grupit punues për Kodin e ri zgjedhor në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.

“Do të propozojmë atë që është më e mira për qytetarët fillimisht, pastaj për partitë politike”, tha Imeri derisa pyetet pastaj për Modelin zgjedhor se a mund të jetë me 1, 3, 6 apo 8 Njësi.

Sipas saj teksti i ndryshimeve në Kodin zgjedhor varet edhe nga dinamika e punës, nga atmosfera brenda dhe siç tha, “sa do të jemi bashkëpunues”.

Ligji për përfaqësim të drejtë së shpejti në Kuvend

Lidhur me Ligjin për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat, deputetja e VLEN, Imeri Stafai tha se pritet të miratohet së shpejti në Kuvend.

“Janë çështje muajsh, ndoshta një muaj”, tha tutje ajo.

Shton se si qeveri kanë shumicë stabile ku ligjet që sillen në Kuvend dhe që propozohen nga deputetet miratohen pa ndonjë problem.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!