Saturday, February 7, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniZv/kryeministri Sali mori pjesë në themelimin e Kolegjit Panshqiptar të kirurgëve në...

Zv/kryeministri Sali mori pjesë në themelimin e Kolegjit Panshqiptar të kirurgëve në Tiranë

Zv/kryeministri Sali mori pjesë në themelimin e Kolegjit Panshqiptar të kirurgëve në Tiranë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali ka marrë pjesë në ceremoninë e themelimit të Kolegjit Panshqiptar të kirurgëve në Tiranë, një iniciativë që synon forcimin e bashkëpunimit profesional dhe ngritjen e standardeve në fushën e kirurgjisë në hapësirën shqiptare.

Në postimin e tij në Fejsbuk, Sali u shpreh i nderuar për pjesëmarrjen në këtë ngjarje, duke theksuar rëndësinë e saj profesionale dhe kombëtare.

“I nderuar që sot në Tiranë, pata mundësinë të marr pjesë në themelimin e Kolegjit Panshqiptar të kirurgëve, një nismë me rëndësi të veçantë profesionale dhe kombëtare. Ishte kënaqësi t’u drejtohem të pranishmëve dhe të përshëndes këtë forum”, ka thënë Sali.

Sipas tij, krijimi i këtij kolegji reflekton një vizion të përbashkët për avancimin e profesionit dhe bashkëpunimin ndërmjet ekspertëve.

“Themelimi i këtij kolegji dëshmon vizionin për bashkëpunim, ndarjen e dijes dhe ngritjen e standardeve profesionale në kirurgji në mbarë hapësirën shqiptare. Në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, ju përgëzoj për këtë nismë dhe ju uroj punë të mbarë dhe suksese të vazhdueshme”, u shpreh zv/kryeministri Sali.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!