VLEN: 17.400 punëtorë të mbrojtur, një fitore e madhe për dinjitetin e punës!
Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, ka realizuar një hap të jashtëzakonshëm me fillimin e zbatimit të Ligjit për Angazhim me Punë të Personave nga 1 janari 2026. Ky ligj është një reformë madhore që vendos standarde të reja në tregun e punës dhe sjell formalizimin e ekonomisë gri, duke garantuar transparencë, siguri dhe dinjitet për çdo punëtor.
Me vizionin e tij të qartë ministri Durmishi ka sjellë një model fleksibël dhe inovativ për angazhimin legal të fuqisë punëtore, duke thjeshtuar procedurat dhe duke siguruar mbrojtje të plotë juridike e sociale. Përfitimet janë të prekshme: punëtorët marrin pagesa të drejta, kontribute pensionalo-invalidore dhe sigurim shëndetësor, ndërsa punëdhënësit fitojnë fleksibilitet dhe procedura të lehtësuara.
Në fazën e parë, ligji pritet të formalizojë mbi 17.400 punëtorë në sektorët ku ekonomia gri ka qenë më e theksuar, bujqësi, turizëm, hotelieri dhe shërbime. Ky është një sukses i jashtëzakonshëm që dëshmon se Ministri Durmishi është nismëtar i reformave historike dhe garantues i të drejtave të punëtorëve.
VLEN shpreh mirënjohje për partnerët ndërkombëtarë dhe institucionet vendore që kanë kontribuar, por mbi të gjitha thekson se ky sukses është fryt i vizionit dhe përkushtimit të Ministrit, i cili po e udhëheq vendin drejt një të ardhmeje më të drejtë dhe më të zhvilluar. VLEN me Besar Durmishin, drejt një tregu pune modern dhe dinjitoz!













