Zëvendëskryeministri Sali takon ambasadorin slloven Presker, në fokus integrimi evropian dhe reformat
Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, ka zhvilluar sot një takim me Ambasadorin slloven, Gregor Presker, ku në qendër të bisedimeve ka qenë procesi i integrimit evropian dhe dinamika e reformave që po zbatohen në vend.
Gjatë takimit, bashkëbiseduesit riafirmuan gatishmërinë e Ambasadës së Sllovenisë dhe të shtetit slloven për të vazhduar bashkëpunimin dhe përkrahjen përmes projekteve konkrete, veçanërisht në kuadër të agjendës evropiane.
Zëvendëskryeministri Sali shprehu mirënjohje për ndihmën dhe mbështetjen e deritanishme të Republikës së Sllovenisë, duke vlerësuar rolin e saj si partner i rëndësishëm në rrugën evropiane të vendit.















