Sunday, March 22, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniDurmishi: Për vitin 2026, rreth 40 milionë euro për masat aktive të...

Durmishi: Për vitin 2026, rreth 40 milionë euro për masat aktive të punësimit

Durmishi: Për vitin 2026, rreth 40 milionë euro për masat aktive të punësimit

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, nga foltorja e Kuvendit njoftoi se Plani Operativ për Punësim 2025 ka qenë i suksesshëm, me ç’rast 86,5 për qind e përfituesve kanë qenë të rinj deri në 29 vjeç. Ai, duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve, tha se Qeveria do të vazhdojë me politikat aktive të punësimit edhe në vitin 2026, me buxhet prej rreth 40 milionë euro.
“Buxheti i caktuar për Planin Operativ për programet aktive dhe masat e punësimit për vitin 2026 është 2 miliardë e 390 milionë denarë, apo përafërsisht 40 milionë euro”, tha Durmishi.
Sipas tij, fokusi do të jetë kryesisht te të rinjtë, gratë dhe grupet e rrezikuara, me theks të veçantë te personat me nivel të ulët arsimor, duke pasur parasysh se në evidencën e Agjencisë për Punësim ka rreth 60.000 persona të papunë me ose pa arsim fillor.
“Synimi ynë është i thjeshtë, që politikat dhe masat që i promovojmë të mos mbesin në letër, por të jenë të kapshme dhe të realizueshme për të gjithë qytetarët”, theksoi ministri.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!