Wednesday, January 28, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniSindikatat sot protestojnë në Shkup, kërkojnë rritje të pagës minimale prej 600...

Sindikatat sot protestojnë në Shkup, kërkojnë rritje të pagës minimale prej 600 euro

Rritje e pagës minimale në 600 euro dhe të gjitha rrogave tjera nga 100 euro. Kjo është kërkesa kryesore për të cilën sot do të protestojë Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë së Veriut në Shkup, transmeton Portalb.mk.

Nëse kërkesat e tyre hasin në vesh të shurdhër, sindikalistët kanë paralajmëruar bllokada të institucioneve, por nuk përjashtojnë as grevë të përgjithshme në sektorin publik dhe privat.

Kryetari i LSM-së, Sllobodan Trendafilov bëri apel që të mos u nënshtrohen kërcënimeve, ndërsa se kërcënime ka marrë edhe ai vetë.

Kryeministri Hristijan Mickoski dje tha se çdokush ka të drejtë të protestojë, ndërsa e përsëriti qëndrimin e Qeverisë se paga minimale sipas ligjit do të rritet në mars.

Protesta do të fillojë në ora 17:00 para ndërtesës së LSM-së në Shkup, pas së cilës vazhdon para Parlamentit, Odës Ekonomike dhe Qeverisë së Maqedonisë.

Protestës do t’i bashkohen edhe Sindikatat nga arsimi, kultura, , industria, policia, administrata, tregtia etj. Protestën do ta përkrahë edhe Sindikata e Gazetarëve.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!