Tuesday, January 27, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniMe këto rroga, blerjen e banesës e sheh vetëm në ëndërr

Me këto rroga, blerjen e banesës e sheh vetëm në ëndërr

Me pagë mesatare rreth 750 euro, blerja e një banese në Maqedoninë e Veriut po bëhet gjithnjë e më e paarritshme. Çmimet e apartamenteve, veçanërisht në Shkup, janë shkëputur nga realiteti ekonomik i qytetarëve, duke e kthyer “çatinë mbi kokë” në luks që kërkon dy paga dhe kredi deri në 30 vjet, përcjell INA.

Një banesë me një dhomë gjumi kushton nga 80.000 deri në 120.000 euro, ndërsa një me dy dhoma arrin deri në 150.000 euro. Praktikisht, kjo do të thotë se nevojiten 100 deri në 200 paga mesatare për një banesë – pa llogaritur interesat bankare.

Për shumicën e familjeve, alternativa e vetme mbetet kredia afatgjatë. Edhe atëherë, kësti mujor përthith një pjesë të madhe të të ardhurave, sidomos për familjet me një pagë ose me të ardhura nën mesataren.

Ekspertët paralajmërojnë se tregu i banesave po largohet gjithnjë e më shumë nga fuqia reale blerëse. Ndërsa çmimet rriten, pagat mbeten pas – dhe ëndrra për një banesë po shtyhet për dekada.(INA)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!