Tuesday, January 27, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniMoti sot

Moti sot

Paraditja e sotme do të karakterizohet nga mot me vranësira të përziera. Në zonat lindore priten reshje të izoluara shiu, borë dhe shi me borë në vendet më të larta, ndërsa në rajonet malore reshjet do të jenë ekskluzivisht në formë dëbore.

Gjatë orëve të pasdites, vranësirat gradualisht do të shpërndahen. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 8 gradë, ndërsa maksimalet do të shënojnë vlera nga 5 deri në 11 gradë Celsius.

Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, ku paradite herë pas here do të ketë reshje shiu. Në orët e pasdites pritet përmirësim i motit me zvogëlim të vranësirave. Era do të jetë e lehtë dhe do të fryjë nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë në 6 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 9 gradë Celsius.

(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!