Të nderuar,
Ne, prindërit e nxënësve që ndjekin mësimin në Shkollën Fillore “Vëllezërit Milladinovci”, dëshirojmë të shprehim shqetësimin dhe pakënaqësinë tonë lidhur me mungesën e ngrohjes së mjaftueshme në ambientet e shkollës.
Fëmijët tanë vazhdimisht ankohen se në klasat ku mbahet mësimi është shumë ftohtë, gjë që po ndikon negativisht në shëndetin e tyre, përqendrimin gjatë orëve mësimore dhe në mbarëvajtjen normale të procesit edukativo-arsimor. Temperaturat e ulëta në klasa nuk janë kushte të përshtatshme për zhvillimin e mësimit dhe paraqesin rrezik për shëndetin e nxënësve.
Ju lutemi që kjo çështje të merret me seriozitetin e duhur dhe të ndërmerren masa urgjente për sigurimin e ngrohjes së mjaftueshme në të gjitha ambientet shkollore, në mënyrë që fëmijët të kenë kushte dinjitoze dhe të sigurta për mësim.
Në pritje të një zgjidhjeje sa më të shpejtë, ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin.
Me respekt,
Prindërit e nxënësve
Shkolla Fillore “Vëllezërit Milladinovci” Struge













