Më 19.01.2026, në orën 17:31, në Sektorin për Punë të Brendshme Ohër është raportuar se në pishinën e një hoteli në Ohër është ndjerë një erë depërtuese klori dhe është vërejtur rritje e avullit nga pishina, pas çka katër persona kanë pësuar kollë të fortë. Ata janë transportuar dhe janë mbajtur për trajtim në Spitalin e Përgjithshëm në Ohër dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Nga masat e ndërmarra është konstatuar se ka ndodhur një problem teknik në sistemin e qarkullimit të ujit, pas çka një kompani e autorizuar ka kryer zëvendësimin e sistemit. Po ndërmerren masa për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, pas së cilës do të pasojë kallëzimi përkatës.
(Struga Ekspres)













