Sunday, January 18, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniFilipçe: Levica dhe BDI po funksionojnë bashkë, kjo është e qartë

Filipçe: Levica dhe BDI po funksionojnë bashkë, kjo është e qartë

Lideri i LSDM-së, Venko Filipçe, në një konferencë për media ka deklaruar se bashkëpunimi mes Levicës dhe BDI-së është i dukshëm dhe i pamohueshëm, duke theksuar se të dyja partitë po funksionojnë së bashku.

“Levicën e pamë se me kë u ul në tavolinë. Është e dukshme se janë nën ndikim të qeverisë. Pasi që u ulën Levica dhe BDI, është e ditur se çfarë bëjnë”, ka deklaruar Filipçe.

Sipas tij, ky veprim tregon qartë se Levica ka humbur autonominë politike dhe se vepron në koordinim me BDI-në, duke shërbyer interesave të saj politike. Filipçe vlerësoi se ky bashkëpunim i fshehtë po del gjithnjë e më hapur në skenën politike.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!