Më 17.01.2026, në orën 17:46, pas një aksidenti trafiku që ka ndodhur në afërsi të fshatit Novosellë të Strugës, zyrtarë policorë nga MPB- Strugë e kanë privuar nga liria K.D. (72) nga fshati Trebenishtë, komuna e Debërcës.
Pas kryerjes së alkotestimit, tek ai janë konstatuar 1,79 promilë alkool në gjak. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër tij do të parashtrohet kallëzim penal sipas nenit 297-a të Kodit Penal për “drejtim të pakujdesshëm të mjetit motorik”.
(Struga Ekspres)













