Wednesday, January 14, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniBilall Kasami: Propozova të gjejmë mënyrë që diaspora të votojë masivisht në...

Bilall Kasami: Propozova të gjejmë mënyrë që diaspora të votojë masivisht në zgjedhje

Bilall Kasami: Propozova të gjejmë mënyrë që diaspora të votojë masivisht në zgjedhje

Kryetari i Lëvizjes Besa dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Bilall Kasami, pas takimit të liderëve në konferencë për shtyp tha se ka kërkuar që për ndryshimet e Kodit Zgjedhor, të jepen më shumë mundësi për votimin e diasporës.

Kasami tha se diaspora është kontribuues i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik në vend dhe duhet t’i jepet më shumë mundësi për të votuar sa më masivisht.

“Sa i përket Kodit zgjedhor, kërkesa jonë ishte për diasporën, Kërkuam që të shqyrtohet mundësia që diaspora të ketë më shumë mundësi për të votuar, pasi diaspora është kontribuies i zhvillimeve sidomos ekonomike në vend. Gjithashtu kërkuam të kemi lista të hapura”, tha Kasami.

Ai gjithashtu tha se është arritur konsensus në lidhje me ligjet e agjendës reformuese.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!