Kasami: Rezultati në Gostivar dhe Vrapçisht, më shumë sfidë për opozitën se sa pushtetin
Kryetari i komunës së Tetovës dhe njëri nga liderët e VLEN, Bilall Kasami ka thënë në intervistën për Alsat-M se rezultati zgjedhor në Gostivar dhe Vrapçisht, më shumë është sfidë për opozitën, se sa pushtetin.
Ai thotë se ky rezultat u pa qartë në këto zgjedhje lokale, ku VLEN fitoi 10 komuna, ndërsa BDI mbeti me disa komuna rurale.
Si VLEN, ai madje thotë se janë të gatshëm për zgjedhje të parakohshme parlamentare.
“Tanimë nuk është pyetja se sa do ketë zgjedhje të parakohshme, por kush është lideri i opozitës, qytetarëve ju duhet një vit i qetë për të arritur rezultate. Si VLEN jemi të gatshëm që nesër të shpallen zgjedhje të parakohshme, sepse kemi arritur rezultate në zgjedhjet lokale duke marrë legjitimitetin e shqiptarëve për të udhëhequr edhe në zgjedhje parlamentare. Por shtetit dhe qytetarëve nuk ju duhen zgjedhje, por një vit ku do të ketë rezultate për të përmirësuar jetën e tyre”, tha Kasami.













