Tuesday, January 13, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniLinja të reja ajrore nga aeroporti i Ohrit, nga marsi, maji...

Linja të reja ajrore nga aeroporti i Ohrit, nga marsi, maji dhe qershori

Në gjysmën e parë të këtij viti do të pasurohet rrjeti i linjave ajrore nga aeroporti i Ohrit “Shën Apostoll”.

Nga Ohri do të fluturohet drejt Milanos, duke filluar nga 30 marsi me kompaninë Wizz Air. Në maj, Austrian Airlines do të nisë fluturimet nga Ohri drejt Vjenës, ndërsa në qershor aeroporti i Ohrit do t’i rikthejë turistët polakë në Ohër me hapjen e linjës së re ajrore nga Wroclawi dhe rikthimin e fluturimeve nga Katovica. Janë parashikuar nga dy fluturime në javë për secilën destinacion.
Aktualisht, nga aeroporti “Shën Apostoll” në Ohër, tri kompani ajrore fluturojnë drejt 7 destinacioneve.

Aeroporti i Ohrit vitin e kaluar shënoi rritje dyshifrore prej 20% krahasuar me vitin 2024, me gjithsej 263.869 pasagjerë të shërbyer. Rritje të qëndrueshme tregon edhe mesatarja ditore e pasagjerëve në vitin 2025. Përmes aeroportit të Ohrit, çdo ditë kanë udhëtuar mesatarisht 767 pasagjerë, që është 16,3% më shumë krahasuar me vitin e kaluar.

Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit dhe Aeroporti “Shën Apostol” Ohër, vitin e kaluar shërbyen gjithsej 3.475.288 pasagjerë, që përfaqëson rritje prej 9% krahasuar me vitin 2024, ndërsa u realizuan edhe 26.500 fluturime, që është 4% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë, nga janari deri në dhjetor 2024.
Burimi: ОхридПрес

Përcjell Struga Ekspres

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!